12 Mars 2025

Ministri Murati priti në takim ambasadorin francez, Chabert

Prishtinë, 6 tetor - Ministri i Diasporës, Valon Murati, sot, në një takim njohës, priti ambasadorin e ri francez në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin bisedoi për çështje të ndryshme, veçanërisht për fusha që lidhen me diasporën.

Ambasadori francez u njoftua për prioritetet që ka  ministria për pjesëtarët e diasporës.

Në takimin e zhvilluar u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit mes MeD-së dhe Ambasadës franceze, për rëndësinë që diaspora ka në zhvillimin ekonomik të vendit, për modalitetet e politikat më të mira  në interes të diasporës, por edhe për rëndësinë që ka përfaqësimi i diasporës në institucionet e Kosovës.

Ndërkaq, ambasadori Chabert, duke e falënderuar ministrin Murati për pritjen,  shprehu vullnetin për bashkëpunimin mes Ambasadës franceze dhe MeD-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)