Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu
Prishtinë, 7 tetor - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti për herë të parë në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Antonello De Riu të cilit i uroi detyrën e re.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Republika e Kosovës dhe Republika e Italisë historikisht kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe se këto marrëdhënie duhet të rriten dhe thellohen edhe më tej në të gjitha fushat duke përfshirë edhe fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjithashtu, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen në zhvillimin e gjithanshme të Republikës së Italisë ndaj vendit tonë, si dhe të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Të dy u pajtuam që të rrisin dhe thellojnë edhe më tej bashkëpunimin bilateral në mes të dy shteteve, përfshirë këtu edhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve tona në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.