Ministri Makolli sot do të vizitojë Preshevën dhe Bujanocin
Prishtinë, 12 janar - Ministri i Ministrisë së Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, do të vizitojë Preshevën dhe Bujanocin.
Gjatë kësaj vizite, e cila ka për qëllim njohjen për situatën ekonomike e politike të shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc, si dhe bashkërëndimin e aktiviteteve të përbashkëta, siç e parasheh ligji për mërgatën.
Ministri Makolli do të takohet me liderë si deputetin popullor, Riza Halimi, me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën, kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberin, Galip Beqirin - kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptarë, si dhe liderët e subjekteve tjera politike e shoqërore që veprojnë atje.