Ministri Makolli po qendron në Itali
Prishtinë, 23 prill - Ministri i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, do të qëndrojë për një vizitë në Itali.
Gjatë tri ditë qëndrimit në shtetin italian, ministri Makolli, do të zhvillojë një takim me Zëvendësministren e Punës dhe Politikave Sociale, përgjegjëse për Çështje të Diasporës, znj.Maria Cecilia Guerra.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, gjatë qëndrimit në Itali do takojë edhe bashkatdhetarë dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës sonë në qytetet Firence dhe Trieste.
Në takime do të bisedohet për gjendjen e diasporës sonë në Itali, problemet që ata mund të kenë, format e bashkëpunimit të MeD me mërgimtarët, si dhe organizimi i mësimit plotësues për fëmijët tanë që jetojnë në Itali.