15 Janar 2025

Ministri Kuçi vlerësoi punën e noterëve të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 30 tetor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, i shoqëruar nga Kryetarja e Odes së Noterëve të Kosovës, Arbena Shehu, me qëllim të njoftimit me funksionimin e sistemit noterial në Republikën e Kosovës, sot kanë vizituar Zyrën e Noterit Isak Ademi.

Me këtë rast, Ministri Kuçi tha se do të vazhdojë të mbështesë sistemin noterial në Republikën e Kosovës,  ndërsa vlerësoi profesionalizmin dhe paanësherinë e punës që po bëhet në këtë sistem dhe shprehi bindjen e tij që ky sistem do të ketë edhe besueshmërinë e qytetarëve.

”I ftoj qytetarët që të punojnë më afër me noterët, i ftojë të ju besojnë noterëve, njëkohësisht i ftojë edhe gjyqtarët të bashkëpunojnë me noterët, t’i udhëzojnë qytetarët për shërbime të ta. Sistemi Noterial është një prej mundësive që të zgjidhen problemet në mënyrë alternative, por mbi të gjitha është një mundësi që të zvogëlohen lëndët në gjykatat e Republikës së Kosovës, të ju ofrohen shërbime të mira dhe të shpejta qytetarëve tanë”, tha Ministri Kuçi.

Noteri Isak Ademi pasi falënderoi Ministrin për vizitën dhe mbështetjen që po i jep sistemit noterial në Kosovë, tha se me fillimin e punës të këtij sistemi, ka pasur disa sfida të cilat me kalimin e kohës janë tejkaluar dhe tani ata ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët.

Edhe Kryetarja e Odes së Notereve, Arbena Shehu, ka falënderuar Ministrin Kuçi për mbështetjen që ka dhënë që nga fillimi i themelimit të sistemit noterial, ndërsa ka thënë se me fillimin e punës të noterëve, qytetarët do kenë shumë lehtësira në kryerjen e punëve që janë në kompetencë të noterëve.

Deri me tani në Kosovë nga Ministria e Drejtësisë janë licencuar 39 noterë, ndërsa shumë shpejt pritet licencimi edhe i një numri të caktuar të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)