16 Janar 2025

Ministri Kuçi vazhdon angazhimin për çështjen e të pagjeturve

Prishtinë, 22 mars - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim një delegacion të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, në përbërjen e të cilit ishin, Laurent Corbaz, Udhëheqës i Operacioneve për Europen Juglindore dhe Azinë Qendrore, Lina Milner, Koordinatore Regjionale për Ballkanin Perëndimor për çështjet e personave të pagjetur, si dhe Agim Gashi, Udhëheqës i Misionit në Kosovë.

Qëllimi i takimit ishte trajtimi i çështjes së personave të pagjetur, me ç’rast Ministri Kuçi theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të tij, për mbështetjen e familjeve të të pagjeturve dhe trajtimin e kësaj çështje edhe në dialogun Kosovë - Serbi.

Kuçi adresoi kërkesë te Kryqi i Kuq Ndërkombëtar të ndihmojë në identifikimin e lokacioneve ku dyshohet që ka varreza masive.

Ministri Kuçi ka ritheksuar kërkesën e tij se të gjitha palët e përfshira në këtë proces, të bëjnë një plan konkret me detyrat dhe afatet e përcaktuara kohore, brenda të cilit këto detyra duhet të përmbushen.

Ai tha se hartimi i një plani konkret do të ndihmoj që të shtyjë çështjen e personave të pagjetur përpara, deri në gjetjen e secilit prej tyre, të humbur në luftën e fundit, të çfarëdo kombësie që janë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)