Ministri Kuçi u takua me Ambasadorin Karajanov
Prishtinë, 18 janar - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karajanov.
Në këtë takim, nga bashkëbiseduesit u vlerësua së Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë vazhdojnë të kenë marrëdhënie shumë të mira ndërshtetërore.
Me këtë rast, Ambasadori Karajanov në emër të Qeverisë maqedone, ka ftuar Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, ftesë e cila u mirëprit nga Zëvendëskryeministri Kuçi dhe e cila vizitë pritet të bëhet në fillim të muajit shkurt.