Ministri Kuçi sot në interpelancë lidhur me licencat për hidrocentralet

Prishtinë, 10 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancën e rregullt plenare në të cilën do të mbahet interpelanca me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, në lidhje me dhënien e licencave afatgjate për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “Kelkos Energy” për HC “Deçani” dhe HC “Belaja”.
Interpelanca është thirru sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, e nënshkruar edhe nga nëntë deputetë tjerë.
Gjatë kësaj seance deputetët do të bejnë shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim.
Po ashtu do te bëhët edhe shqyrtimi i Statutit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Statutit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
Deputetët gjithashty bëjn shqyrtimin e Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut si dhe shqyrtojnë raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2018 – 2019.
Njëherit deputët në këtë seancë pritët të mbajnë debat parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, sipas kërkesës së deputeteve Vlora Limani Hajnuni dhe Lirije Kajtazi, të mbështetura nga 8 deputetë tjerë.
Ndërkaq në fund të seancës Kuvendi do të emëroj Kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit të Auditimit të NP KOSTT si dhe do të zgjedhin Kryesuesin e Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve jo shumicë.