18 Janar 2025

Ministri Kuçi priti sot Kryetarin e Federatës së Akademive Europiane

Prishtinë, 30 gusht – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Gunter Stock, Kryetar i Federatës së Akademive Europiane, i cili ishte i shoqëruar nga Hivzi Islami, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Akademik Rexhep Ismaili.

Ministri Kuçi ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë që ka ASHAK-u me Akademitë Eurpiane dhe njëherësh ofroi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për punën e pavarur shkencore të ASHAK-ut, duke i inkurajuar bashkëpunimin me Akademitë Europiane.

“Bashkëpunimi ka për qëllim forcimin e kualitetit të punës që e bëjmë ne. Diskutuam edhe për disa projekte konkrete sidomos në fushën që ka të bëjë me teknologjinë informative, bashkëpunimin në fusha mjekësore dhe bashkëpunime tjera në mes të dy akademive. Premtova që Qeveria e Kosovës në kuadër të kapaciteteve të saja do të ndihmojë”, tha Kuçi.

Kryetar i Federatës së Akademive Europiane, Gunter Stock, pasi falënderoi Akademinë e Kosovës që ka mundësuar vizitën e tij dhe Zëvendëskryeministrin për pritjen që i ka bërë, tha se kanë biseduar për të ardhmen e shkencës në Europë, për gjeneratën e re,  për të ardhmen e ekonomisë. Ai tha se të gjitha këto janë të varura nga shkenca dhe pa një rini mirë të edukuar nuk do të arrihet të sfidohet e ardhmja.

“Ishte shumë inkurajuese të dëgjojë nga Zëvendëskryeministri atë që është interes i përbashkët dhe do të dëshiroja që të kemi një bashkëpunim më të mirë midis akademive. Akademia jonë në Berlin është e bazuar në shkencë dhe kjo synon që të jetë më ideale për të ardhmen”, tha Stock.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)