Ministri Kuçi priti në takim Shefen e Zyrës suedeze
Prishtinë, 29 gusht Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim lamtumirës Shefen e Zyrës së Suedisë në Kosovë, Ingrid Johansson, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në Republikën e Kosovës.
Ministri Kuçi falënderoi zonjën Johansson për punën e bërë gjatë shërbimit të saj dhe shprehi konsideratën e lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.
Në këtë takim, po ashtu u vlerësua se Kosova dhe Suedia kanë marrëdhënie të mira, ndërsa po vazhdohet të punohet për thellim më të madh të bashkëpunimit në shumë fusha në mes të dy vendeve.