Ministri Kuçi priti në takim lamtumirës Silvio Bonfigli
Prishtinë, 6 gusht - Sot, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi priti në një takim lamtumirës Silvio Bonfigli ushtrues detyre i divizionit ekzekutiv të EULEX-it.
Ministri Kuçi e ka falënderuar Bonfigli për punën e tij të bërë në kuadër të misionit të EULEX-it dhe bashkëpunimin që ka pasur me Ministrin e Drejtësisë, po ashtu ka çmuar punën e këtij misioni në përmirësimin e rendit e ligjit në Kosovë.
Ministri Kuçi ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë që kanë institucionet e Kosovës me EULEX-in dhe ka thënë se ky bashkëpunim do vazhdoj edhe në të ardhmen.