18 Janar 2025

Ministri Kuçi priti në takim lamtumirës Ambasadorin Giffoni

Prishtinë, 18 shtator - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim lamtumirës, Ambasadorin Michael Giffoni me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Republikën e Kosovës.

Ministri Kuçi falënderoi Ambasadorin Giffoni për punën e bërë gjatë shërbimit të tij dhe shprehi konsideratën e lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhimin e tij në Republikën e Kosovës dhe bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Në këtë takim, po ashtu u vlerësua se Kosova dhe Italia kanë marrëdhënie të mira, ndërsa po vazhdohet të punohet për thellim më të madh të bashkëpunimit në shumë fusha, në veçanti në atë të drejtësisë  në mes të dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)