03 Maj 2024

Ministri Kuçi, në vizitë zyrtare në Holandë

Hagë, 15 nëntor - Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Holandës, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë, e cila bashkon akademikët udhëheqës të këtij lëmi, gjyqtarët ndërkombëtarë, udhëheqës shtetesh dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjatë kornizave të konferencës, Zëvendëskryeministri Kuçi është takuar me Presidentin në largim të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Patrick Robinson dhe me atë në ardhje gjyqtarin amerikan, Theodor Meron.

Po ashtu, Zëvendëskryeministri Kuçi i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës, Nexhmi Rexhepi, është pritur në një takim të veçantë nga Zëvendësministri i Ministrisë së Sigurisë dhe Drejtësisë në Mbretërinë e Holandës, Fred Teeven.

Në këtë takim miqësor, Zëvendëskryeministri Kuçi e ka njoftuar Zëvendësministri Teeven për progresin që Republika e Kosovës e ka bërë në fushën e sundimit të ligjit, reformave të sistemit të drejtësisë dhe politikave të qeverisë që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe proceset e integrimeve evropiane, nga ana e tij, Zëvendësministri Teeven ka ofruar mbështetjen të mëtutjeshme të vendit të tij për proceset që po kalon Kosova. 

Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për mundësinë e thellimit dhe forcimit të bashkëpunimit reciprok në fushën e drejtësisë, ku me iniciativë të Zëvendëskryeministrit Kuçi është propozuar nënshkrimi i marrëveshjes për ekstradim, marrëveshjes për transferimin  të personave të dënuar dhe marrëveshjeve tjera për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.

Në këtë konferencën po marrin pjesë edhe krerët tjerë të sistemit të drejtësisë nga Republika e Kosovës duke përfshirë: Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, Kryeprokurorin e shtetit, njëherësh Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ismet Kabashi, Kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe Kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)