Ministri Kuçi ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar
Prishtinë, 15 janar - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë kësaj vizitë, Zëvendëskryeministri Kuçi do të këtë një varg takimesh me personalitete të ndryshme.
Ai do të takohet me Helen Grand, Nënsekretare e Shtetit për Drejtësisë dhe me Ministrin për Europën në Mbretërinë e Bashkuar.
Po ashtu, do të ketë një takim me David Clark, nga Grupi për Siguri dhe Drejtësi i Zyrës për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.
Zëvendëskryeministri Kuçi gjatë kësaj vizite do të merr pjesë edhe në konferencën Wilton Park Drejtësia Tranzicionale Integruese, Siguria dhe Zhvillimi, e cila organizohet me mbështetjen e Ministrisë Norvegjeze të Punëve të Jashtme dhe Departamenti Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës.
Në këtë konferencë, Zëvendëskryeministri Kuçi do të flasë në kuadër të temës Integrimi i drejtësisë, sigurisë dhe zhvillimit: sfidat dhe mundësitë nga perspektiva e përvojave të vendeve të ndryshme.