03 Maj 2024

Ministri Kuçi ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi

Prishtinë, 18 mars - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku me ftesë të Qeverisë së këtij shteti, nesër do të marrë pjesë në konferencën “Bashkë kundër diskriminimit” e cila mbahet në Budva, nën patronatin e Kryeministrit të Malit të Zi, Igor Luksic.

Në këtë konferencë në të cilën marrin pjesë zëvendëskryeministra dhe ministra nga shtetet e rajonit të Ballkanit dhe më gjerë, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, të korit diplomatik, ekspertë ndërkombëtarë dhe aktivistë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, Zëvendëskryeministri Kuçi, përveç fjalimit që do ta mbajë nesër para të pranishmevë të kësaj konference, pritet të zhvilojë takime më përfaqësues të vendëve pjesmarrëse në këtë konferencë.

Konferenca do të trajtojë aspekte të diskriminimit te të drejtave të njeriut si dhe  mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)