Ministri Kuçi ka udhëtuar për vizitë në Vjenë
Prishtinë, 16 tetor - Sot, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Vjenë të Austrisë.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Kuçi do të pritet në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lamberto Zannier.
Ministri Kuçi do të zhvillojë një takim edhe me Ambasadorin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Narkotik dhe Krime, Juri Fedotov, po ashtu do të mbaj ligjëratë në Asociacionin për Politik të Jashtme të Kombeve të Bashkuara në Austri (UNA-Austria).
Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Zannieri, do të bisedohet për mundësin e vazhdimit të bashkëpunimit me OSBE-në, në monitorimin e proceseve elektorale dhe respektimit e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Ndërsa në takim me Ambasadorin Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Narkotik dhe Krime, Fedotov, do të bisedohet për mundësin e bashkëpunimit me këtë organizatë, në krijimin e dhomës së veçantë brenda Gjykatës Themelore të Prishtinës, për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe bashkëpunimin në luftë kundër formave tjera të krimit me narkotik.