Ministri Kuçi ftohet për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar
Prishtinë, 22 nëntor - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff, me të cilin ka biseduar për fuqizimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Gjatë këtij takim, Ambasadori Cliff i ka bërë ftesë Ministri Kuçi për të vizituar Mbretërinë e Bashkuar, ku do të prezantonte me një fjalë rasti në forumin Wilton Park, në të cilin do të bisedohet për integrimet e të drejtave të njeriut, të drejtësisë dhe zhvillimit.
Me pas, Ministri Kuçi dhe Ambasadorin Cliff zhvilluan një takim më përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Pronës, ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ku u bisedua për mundësit buxhetore për aplikimin e skemave të kompensimit të pronarëve, sipas vendimeve dhe kompetencave ligjore të Agjencisë Kosovarë të Pronës.