16 Janar 2025

Ministri Jordanez vizitoi sot Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 9 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme​ i Mbretërisë Jordaneze​, Salameh Hamada​, vizitoi sot Komunën e Prishtinës, me ç\'rast u prit nga Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.

​Në takim, Ministri Hamada​ njoftoi Kryetarin Ahmeti për procesin e reformave në qeverisje, si në nivelin qendror poashtu edhe atë lokal dhe e shprehi interesimin e tij për përvojën e qeverisjes në Prishtinë.

​Kryetari Ahmeti nga ana e tij i shpjegoi​ mysafirit nga Jordania, për qeverisjen në Prishtinë, sfidat dhe arritjet, sidomos në luftimin e korrupsionit, ofrimin e shërbimit sa më të mirë për qytetarin, si dhe shndërrimin e Prishtinës në qytet funksional.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)