Ministri Jevtiq vizitoi dje Kishën e Shën Ilias në Vushtrri
Prishtinë, 7 shkurt - Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, vizitoi dje Kishën e Shën Ilias në Vushtrri dhe bisedoi me famullitarin e kësaj kishe, Simo Čimburovicin.
Famulltari Sima, ministrit Jevtiq me këtë rast i prezantoi disa probleme me të cilat ai po përballet , dhe njëherit paraqiti një kërkesë për zgjidhjen e çështjes së furnizimit me ujë në shtëpinë e famullisë të kishës.
Jevtiq premtoi zgjidhjen e këtij problemi, dhe theksoi se prifti Sima me familjen e tij janë familja e vetme serbe që ende jeton në Vushtrri.
Ai ftoi të gjithë të zhvendosurit nga Vushtrria të ndjekin shembullin e kësaj familje dhe të kthehen në Vushtrri. Ministria për Komunitete dhe Kthim pas miratimin të Strategjisë së re do të jetë e gatshme që në mënyrë edhe ma kualitative të ndihmojë kthimin e personave të zhvendosur në çdo pjesë të Kosovës.
Përndryshe , vetë kisha e Shën Ilias në Vushtrri është djegur dy herë, në vitin 1999 dhe vitin 2004. Varreza pranë kishës u përdhosën dhe pothuajse të gjitha varret u shkatërruan.