19 Janar 2025

Ministri Jevtic u uron Ditën Ndërkombëtare Romëve

Prishtinë, 8 prill - Ministri Dalibor Jevtic në emër të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete si dhe në emrin e tij personal, përcjellë urimet më të sinqerta me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve të gjithë pjesëtarëve të komunitetit rom në Kosovë.

Shënimi i kësaj dite ka filluar në vitin 1971 në Kongresin e parë botërore të romëve në Londër, për të nxjerrë në pah gjendjen e vështirë të romëve dhe për të inkurajuar shtetet në të cilat jetojnë, për ti kushtuar vëmendje të veçantë përmirësimit të pozitës së tyre të pavolitshme dhe përballjes së tyre me shumë probleme.

Ministria për Komunitete dhe Kthim po përpiqet që brenda mundësive të saj të ndihmojë pjesëtarët e komunitetit rom që të gëzojnë të drejtat e tyre, sidomos të drejtën e kthimit dhe ri-integrimit në shoqëri, të drejtën për arsimim, trajtim mjekësor, dhe të drejtën për punë.

\"Uroj sinqerisht që 8 prillin ta kalojnë në gëzim dhe lumturi me sa ma shumë të mira materiale dhe shpirtërore”, tha ministri Jevtic në fjalën e tij drejtuar pjesëtarëve të komunitetit rom.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)