13 Janar 2025

Ministri Jevtic pranon ftesën për Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në Uashington

Prishtinë, 22 janar - Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtic, mori ftesë që së bashku me gruan e tij Milena të marrë pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve të këtij viti në Uashington.

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, Jevtic do të ketë një sërë takimesh me zyrtarë nga Departamenti i Shtetit, Kongresi dhe Senati, si dhe zyrtarë tjerë.

Ministria për Komunitete dhe Kthim më pas do të informojë publikun për detajet e vizitës së ministrit Jevtic. Kjo do të jetë hera e parë që Jevtic do të marrë pjesë në një aktivitet ku fjalimi do të mbahet nga Presidenti i SHBA-ve Donald Tramp.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)