Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë viziton Kosovën
Prishtinë, 14 mars - Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Në fokus të takimeve të Bushatit me udhëheqesit e Republikës së Kosovës do të jetë thellimi i bashkëpunimit strategjik Kosovë-Shqipëri.
Ditën e sotme, Bushati do të takohet me kryeministrin, Hashim Thaçin, Presidenten Jahjaga, homologun Hoxhaj dhe me kreun e Kuvendit, Jakup Krasniqin.
Po kështu, ministri i Jashtëm i Shqipërisë do të zhvillojë homazhe në varrin e Ibrahim Rrugovës dhe në memorialin e Jasharëve në Prekaz.
Gjithashtu, ditën e nesërme është parashikuar që Bushati të mbajë një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Kosovës.