Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë viziton Kosovën

Prishtinë, 26 korrik - Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot për vizitë zyrtare në Kosovë, do të qëndrojë ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, Linas Linkevičius.
Ministri Hoxhaj dhe ministri Linkevičius do të takohen në ora 09:30, ndërkaq, me fillim në ora 10:10, në ndërtesën qendrore të Qeverisë së Kosovës, në Sallën P-32, në Prishtinë, dy ministrat do të mbajnë një konferencë për medie.