25 Dhjetor 2024

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio viziton Kosovën

Prishtinë, 22 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio do të qendrojë sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ministri italian, Di Mario fillimisht do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla ku do të zhvillojnë takimin bilateral.

Më pas në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në prani të ministrave të jashtëm, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.

Po ashtu ministri Di Maio do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca si dhe do t'i adresohet me një fjal rasti deputetëve të Kuvendit në seancën e thirrur për nder të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)