Ministri i Mirëqenies Sociale të Shqipërisë viziton Kosovën
Prishtinë, 14 korrik - Sot në Kosovë, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi.
Ai do të takohet me udhëheqesit me të lartë te vendit, si kryeparlamentarin, Kadi Veseli, kryeministrin, Isa Mustafa dhe Ministrin e Punëve të Jashme, Hashim Thaçi.
Në kuadër të vizitës, ndër takimet që do të zhvillojë, ministri Klosi do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Kujtim Shala, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Gjithashu do të nënshkruhet Marrëveshja në fushën e Rinisë mes Kosovës e Shqipërisë, të cilat do ti firmosin ministrat Kujtim Shala e Blendi Klosi.