Ministri i Jashtme i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq viziton Kosovën
Prishtinë, 21 mars - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, sot do të jetë nikoqir i homologut të tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanoviq, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë sot dhe nesër.
Kryediplomati malazez, Darmanoviq, do të fillojë vizitën si mysafir i homologut të tij kosovar, Pacolli, me një darkë pune, që do të mbahet në rezidencën tij.