Ministri i Jashtme i Holandës, Frans Timmermans viziton Kosovën
Prishtinë, 23 tetor - Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, të sot qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Holandës, Frans Timmermans.
Ministri Hoxhaj dhe homologu Timmermans do të takohen sot në ora 13:00, në ndërtesën qendrore të Qeverisë së Kosovës.
Pas takimit nga ora 13:45, ministri Hoxhaj dhe ministri Timmermans do të mbajnë një konferencë për medie, në Sallën P-32.