25 Dhjetor 2024

Ministri i Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë sot Kosovën

Prishtinë, 4 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Kosovën.

Gjatë kësaj vizite kryediplomati grek fillimisht do të takohet me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kryediplomati grek do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.

Kujtojmë që Dendias ka vizituar Kosovën edhe më 09 tetor të 2020-tës, kur në krye të Qeverisë ishte, Avdullah Hoti dhe ushtruese e detyrës së presidentes ishte Vjosa Osmani.

Dendias me të arritur në Kosovë pati deklaruar para mediave se çështja e njohës së Kosovës është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)