Ministri i Jashtme i Çek, Schwarzenberg viziton Kosovën
Prishtinë, 23 qershor - Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg.
Gjatë vizitës dy ditore, Ministri Schwarzenberg, do të takohet me udhëheqësit e Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e Misioneve të huaja dhe autoritete lokale e fetare në Kosovë.
Ministri Hoxhaj dhe Ministri Schwarzenberg do të takohen të enjten.
Takimi do të fillojë në ora 16:45 në Ndërtesën e Qeverisë, salla P 37. Ndërsa, pas takimit, në orën 17.15, do të zhvillohet një konferencë për medie e dy ministrave, në Sallën e Medieve të Qeverisë P32.