Ministri i jashtëm i Shqipërisë viziton Kosovën
Prishtinë, 25 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti po qëndron sot në një vizitë zyrtare në Kosovë, me ftesë të homologut të tij kosovar, Enver Hoxhaj.
Takimi zyrtar ndërmjet dy ministrave zhvillohet në orët e pasdites, në përfundim të të cilit Hoxhaj e Panariti do të mbajnë një takim të përbashkët me gazetarët.