Ministri i Jashtëm i Maqedonisë sot viziton Kosovën
Prishtinë , 15 mars - Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Miloovski do ta vizitojë sot Prishtinën.
Përpos me homologun e tij ministrin e jashtëm të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ministri Miloovski, gjatë vizitës së tij një ditore do të takohet edhe me krerë të lartë shtetërorë të Kosovës, përkatësisht me Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiun dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin.
Edhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë, konfirmoi se ministri maqedonas Milososki më 15 mars do të vizitojë Prishtinën.
Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Maqedoninë dhe një bashkëpunim të ngushtë në sferën e diplomacisë. Shumë shpejt ministri i Jashtëm i Maqedonisë do ta vizitojë Kosovën për të konfirmuar edhe nga ana e tyre bashkëpunimin ndërshtetëror që kemi.
Vizita e Milososkit në Prishtinë bëhet pak ditë pasi MPJ e Kosovës dërgoi në Shkup të ngarkuarin e përkohshëm me punë, Skënder Durmishin. Ky i fundit, meqë nuk është ambasador shteti, nuk ka dorëzuar fare letrat kredenciale te presidenti i shtetit nikoqir. Për vendosjen e Durmishit si i ngarkuar me punë në Maqedoni, procedurat kanë qenë më ndryshe.