Ministri i Jashtëm i Letonisë, sot viziton Kosovën
Prishtinë, 23 prill - Ministri i Punëve të Letonisë, Edgars Rinkevics do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ministrin letonez do ta presë ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.
Pas takimit do të mbahet konferencë për media nga ministri Çollaku dhe ministri Rinkevics. Ministrin e Jashtëm të Letonisë do ta presë nesër edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.