Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio viziton sot Kosovën
Prishtinë, 11 shkurt - Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot vjen për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës një delegacion italian i kryesuar nga Luigi Di Maio, Ministër për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombtar i Republikës së Italisë.
Ministri Di Maio gjatë vizitës së tij në Kosovë do te takohet me homologin e tij Ministrin, Glauk Konjufca si dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.