Ministri i Jashtëm i Greqisë viziton sot Kosovën
Prishtinë, 14 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolaos Kotzias, do ta vizitojë sot Kosovën ku do të takohet me liderë me të lartë te vendit.
Nikolaos do të takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafën dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Pas takimit është paraparë edhe një konferencë e përbashkët për media.