16 Janar 2025

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel viziton Kosovën

Prishtinë, 13 prill - Ministri Gjerman i Punëve të Jashtme Sigmar Gabriel viziton sot për herë të parë Kosovën si Ministër i Punëve të Jashtme.

Gjatë vizitës së tij, Ministri i Punëve të Jashtme Gabriel do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Isa Mustafa dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj.

Para nisjes së tij drejtë Prishtinës ai ka deklaruar se në Ballkanin Perëndimor ka pasur progrese të konsideruëshme gjatë viteve të fundit.

\"Së fundmi gjithashtu kemi vërejtur se disa plagë të së kaluarës janë ende të hapura dhe mund të çojnë në tensione edhe sot e kësaj dite. Ne dëshirojmë të përkrahim edhe më tej shtetet e rajonit në zhvillimin e tyre demokratik dhe kushtetuës drejtë stabilitetit dhe mirëqenies.\"

\"Për këtë arsye, unë sot udhëtoj për hërë të parë drejtë Ballkanit Perëndimor, në Serbi dhe në Kosovë, dhe javën e ardhshme gjithashtu do të vizitoj Shqipërinë, ashtu që të kem një përshtypje personale. Ju siguroj bashkëbiseduesve të mi se: rruga drejtë BE-së vazhdon të jetë e hapur nëse përcaktoheni për reforma dhe progres në vend të përçarjes dhe ngecjes“, ka thënë Gabriel.

Para se të emërohej Ministër i Punëve të Jashtme Sigmar Gabriel ishte Ministër i Ekonomisë dhe Energjisë nga vitit 2013 deri në vitin 2017. Më 27 janar 2017 ai ka marrë postin e Ministrit të Punëve të Jashtme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)