Ministri i Jashtëm i Estonisë Sven Mikser viziton Kosovën
Prishtinë, 16 maj - Ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Ministri estonez do të takohet më Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi si dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Pas takimit me ministrin Hoxha, do të mbahet konferencë e përbashkët për media me homologin e tij estonez Sven Mikser.