Ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara viziton Kosovën
Prishtinë, 12 mars - Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Prishtinë, ministri i Punëve të Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahyan
Ministri i Punëve të Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe, gjatë qëndrimit në Prishtinë do të takohet me udhëheqësit kryesorë të institucioneve të Republikës ë Kosovës.
Ministri Hoxhaj dhe homologu nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të takohen sot, në ora 16:30, në Ndërtesën Qendrore të Qeverisë së Kosovës, në Prishtinë.
Pas takimit, rreth orës 17:00, në Sallën P-32, dy ministrat do të nënshkruajnë një marrëveshje, pas të cilës do të mbajnë një konferencë për medie.