20 Janar 2025

Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz sot viziton Kosovën

Prishtinë, 11 shkurt - Në kuadër të vizitave në Ballkan, Ministri për Punë të Jashtme i Republikës së Austrisë, Sebastian Kurz, sot viziton Kosovën.

Kurz do të pritet nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin do të zhvillojë një takim bilateral, thuhet në njoftimin e ministrisë për Punë të Jashtme.

Pas takimit, në ambientet e Qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm austriak Kurz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)