Ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier sot viziton Kosovën
Me këtë rast, ministri Dr. Steinmeier do të zhvillojë takime me krerët shtetërorë të Kosovës me të cilët do të diskutojnë tema të ndryshme me interes bilateral.
Ministri i jashtëm gjerman Dr. Steinmeier do të takohet fillimisht me kryetaren e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, e më pas edhe me kryeministrin, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe njëherësh ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi.