Ministri i Jashtëm gjerman sot viziton Kosovën
Prishtinë, 22 prill - Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas do të vizitojë sot Republikën e Kosovës.
Ministri Maas fillimisht do te pritet në Aeroportin e Prishtinë nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Me pas ai do të takohet edhe me Presidenten Vjosa Osmani si dhe me Kryeministrin Albin Kurti.
Maas do të diskutojë me liderët e Kosovës edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.