Ministri i Drejtësisë dhe ministri i Diplomacisë pranojnë detyrën e re
Prishtinë, 11 shtator - Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme kanë bërë të ditur se sot do të organizojnë ceremoninë e pranim dorëzimit te detyrës së Ministrit.
Ministrja e deritanishme, znj Dhurata Hoxha, i dorëzon detyrën, ministrit të porsazgjedhur, z. Abelard Tahirit.
Po ashtu do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme nga Ushtruesi i Detyrës së Ministrit në largim, Emanuel Demaj, tek Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme në ardhje Behgjet Pacolli.