Ministri i diplomacisë së Togos sot viziton Kosovën
Prishtinë, 21 korrik - Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit i Republikës së Togos, Robert Dussey.
Takimi ndërmjet ministrit Hoxhaj dhe homologut Dussey do të zhvillohet me fillim në ora 10:00, në Ndërtesën Qendrore të Qeverisë së Kosovës, në Prishtinë.
Pas takimit, nga ora 10:40 dy ministrat do të nënshkruajnë një marrëveshje ndërmjet dy shteteve si dhe do të mbajnë një konference për medie. Këto ngjarje do të zhvillohen në Sallën P-32, në Ndërtesën Qendrore të Qeverisë, në Prishtinë.