Ministri i Diaspores premtoi përkrahje të shoqatave shqiptare
Prishtinë, 17 qershor - Ministri i Diaspores, Ibrahim Makolli, u takua sot me një delegacion të Forumit të Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Britani të Madhe.
Gjatë këtij takimi, ministri Makolli u njoh për së afërmi me aktivitetet e Shoqatave Shqiptare në Britani të Madhe dhe u premtoi përfaqësuesve të tyre se institucioni të cilin ai e drejton do ti përkrah dhe do të bashkëpunojë në vazhdimësi me të gjitha shoqatat shqiptare kudo që ato veprojnë.
Sot, ne e morrëm lajmin e mirë për krijimin e qendrës së shqiptarëve në Britani të Madhe, falë angazhimit të Forumit të Shoqatave Shqiptare në Britani të Madhe dhe përkrahjes së biznesmenit dhe kontribuesi i Shoqatës Ardhmëria, Joel Galer. Ne jemi të gatshëm bashkarisht ti hartojmë strategjitë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata jetojnë, tha ministri Makolli.
Kryetari i Forumit të Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Britani të Madhë, z. Lutfi Vata, e falenderoj ministrin për gadishmërinë dhe përkrahjen dhe tha se qëllim kryesor dhe i përbashkët do të jetë edukimi i fëmijëve tanë për të ruajtur traditën, gjuhën dhe kulturën të cilës ata i takojnë. Ndërsa krijimi i qendrës, që do të vihet në shërbim të shqiptarëve do të jetë ndihmesë e madhe në aspektin organizativ.
Biznesmeni dhe mbështetësi i shqiptarëve në Britani të Madhe, Joel Galer, njëkohësisht donatori kryesor për krijimin e qendrës së shqiptarëve në Britani të Madhe, tha se ne duam që shqiptarët ti shohim të jenë në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit dhe asnjëherë nuk do ta kursejmë kontributin tonë për këtë popull me të cilin na bën të ngjashëm edhe e kaluara jonë, tha biznesmeni me prejardhje izraelite.