Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli vizitoi Shqipërinë
Prishtinë, 13 qershor - Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, me rastin e prezantimit të ekspozitës Amerika për Kosovën, dje 12 qershor (e diele), qëndroi në Shqipëri me crast u takua me zv. Ministren e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Shqipëri, znj. Suzana Turku.
Gjatë këtij takimi ministri Makolli e njoftoi zv.ministren Turku me objektivat e Ministrisë së Diasporës, si dhe u dakorduan që të ndërmerren hapat e përbashkët midis këtyre dy institucioneve në krijimin e linjave të përhershme të bashkëpunimit midis Ministrisë së Diasporës dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Shqipëri.