Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi në interpelancë
Prishtinë, 30 korrik - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë të re parlamentare.
Si pikë e rendit të parë të ditës do të jetë koha për deklarime jashtë rendit të ditës, miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme si dhe koha për pyetje parlamentare.
Pastaj si pikë kryesore e rendit të ditës në këtë seancë do te jetë interpelanca e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.
Kuvendi po ashtu sot do ta shqyrtojë Projektligjin për digjitalizimin e transmetimeve radiodifuzive tokësore dhe prite ttë zgjedh pesë anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.