Ministri i Brendshëm serb viziton sot Graçanicën
Graçanicë, 15 gusht - Radhën e vizitave në Kosovë, të politikanëve serb sot do ta vijojë ministri i Brendshëm Ivica Daçiç, i cili do të qëndrojë në Graçanicë.
Megjithatë, kësaj here leja e vizitës është dhënë nga Prishtina zyrtare.
Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ka thënë se vizita e zyrtarit të lartë serb në manastirin e Graçanicës do të realizohet me lejen e institucioneve të Kosovës. Sipas Kuçit, vizita ka karakter fetar.