Ministri Hyseni viziton kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj
Hagë, 23 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka vizituar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Qendrën e Paraburgimit në Scheveningen.
Me këtë rast, Ministri Hyseni ka ofruar solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për z. Haradinaj.
Ministri Hyseni ka shprehur bindjen se Ramush Haradinaj sërish do të dëshmoj pafajësinë e tij. Gjithashtu, Ministri ka shprehur besimin në drejtësinë ndërkombëtare.