Ministri Hyseni udhëton për në Dubrovnik
Prishtinë, 7 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka përfunduar qëndrimin e tij në Nju Jork, ku mori pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit për zhvillimet e fundit në Mitrovicë dhe përgjithësisht në Kosovë.
Nga Nju Jorku, Ministri udhëton për në Dubrovnik, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Kroacisë, Gordan Jadrokovic, për të marrë pjesë në dy konferenca.
Ministri Hyseni, është ftuar që për herë të parë të marr ë pjesë në një takim ministror të Kartës së Adriatikut, A-5, në cilësinë e vëzhguesit. Ky takim mbahet me datën 9 korrik.
Ndërkaq, me datën 10 korrik, Ministri Hyseni, po ashtu me ftesë të Ministrit të Jashtëm kroat , Jadrokovic, merr pjesë në Samitin e Kroacisë 2010, i cili për temë këtë vit ka: Evropa Juglindore përball sfidave globale.
Ministri Hyseni është ftuar të flasë në sesionin plenar Vizioni i ardhshëm për Evropën Juglindore.
Në këtë sesion pritet edhe paraqitja e Ministrave të Jashtëm nga Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.