Ministri Hyseni takon Ministrin e Mbrojtjes të Estonisë
Prishtinë, 9 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, është takuar sot me Ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Jaak Aaviksoo.
Ne këtë rast, Ministri Hyseni e ka falënderuar Ministrin e Mbrojtjes të Estonisë për kontributin e dhënë nga trupat estoneze në kuadër të KFOR-it, të cilat pritet të largohen së shpejti nga Kosova, si pjesë e reduktimit të numrit të trupave të KFOR-it.
Në takim, Ministri ka kërkuar mbështetjen e Estonisë në proceset e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO, anëtare e të cilave organizata është vetë Estonia.
Ministri Hyseni, gjithashtu, ka folur për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për përkushtimin dhe përparimin e vazhdueshëm që po bën Republika e Kosovës në të gjitha rrafshet.