28 Dhjetor 2024

Ministri Hyseni pritet nga Ministri francez, Bernard Kouchner

Prishtinë, 4 maj - Ministri i Punёve tё Jashtme i Republikёs sё Kosovёs, Skender Hyseni, ёshtё pritur mbrëmjen e djeshme nё njё takim tё veçantё, nga Ministri i Punёve tё Jashtme i Republlikës së Francёs, Bernard Kouchner.
 
Pёrveç takimit tete-a-tete, tё dy ministrat kanё folur pёr gazetarёt dhe kanё pasur njё darkё pune. Ata kanё zhvilluar njё bisedё miqёsore dhe shumё pёrmbajtёsore pёr njё sёrё procesesh tё rёndёsishme nё dhe rreth Kosovёs, duke u pёrqendruar veçanёrisht te samiti i Sarajevёs, liberalizimi i vizave, procesi i njohjeve dhe bashkёrendimi i veprimeve nё periudhёn pas mendimit kёshillёdhёnёs tё Gjykatёs Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё.

Nё lidhje me samitin e Sarajevës, qё planifikohet tё mbahet me 2 qershor, Ministri Hyseni riktheksoi se Kosova merr pjesё vetёm sipas formulёs sё zgjedhur dhe aplikuar gjatё takimit tё ministrave tё jashtёm tё vendeve tё BE-sё dhe tё Ballkanit Perёndimor, mbajtur nё Pragё vitin e kaluar, e qё njihet si GYMNICH. Ky format do tё siguronte pjesёmarrjen e Kosovёs si palë e barabartё me tё gjitha vendet e tjera qё marrin pjesё nё samit. “Çdo format tjetёr i pёrfaqёsimit ёshtё i papranueshёm pёr Republikёn e Kosovёs”, ka theksuar Ministri.

Sa i pёrket liberalizimit tё vizave, Ministri ka pёrsёritur qёndrimin se do tё ishte gabim fundamental po qe se Kosova mbetet shumё mbrapa nё proceset e integrimeve nё raport me shtetet e tjera tё Ballkanit Perёndimor. Po ashtu, ka pёrsёritur kёrkesёn e tij qё Kosovёs t’i jepet sa mё parё njё udhёrrёfyes pёr liberalizimin e vizave. 


Tё dy ministrat kanё folur edhe pёr nevojёn dhe rёndёsinё e bashkёrendimit tё aktiviteteve pas mendimit kёshillёdhёnёs tё Gjykatёs Ndёrkonbёtare tё Drejtёsisё, dhe nё kёtё kontekst, ata kanё folur edhe pёr procesin e njohjeve.

Gjatё  qёndrimit tё tij nё Paris, Ministri Hyseni ka zhvilluar takime edhe me ambasadorё tё disa vendeve tё kontinentit afrikan, qё nuk e kanё njohur ende formalisht shtetin e Kosovёs. Edhe në këto takime, pas një rezymeje që u ka bërë zhvillimeve dhe progresit që Kosova ka pasur nga pavarësia e këndej, ministry Hyseni u ka ripërsëritur bashkëbiseduesve kërkesën për njohjen e shtetësisë së Kosovës nga vendet e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)